Berisha: Genc Ruli, nganjëherë është viktimë e mençurisë së tij!

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në SYRI TV një deklaratë të Genc Rulit, që është pjesë e një komisioni të ngritur në PD për të shqyrtuar propozimet e kandidaturave për deputetë.

“Genc Ruli është një burrë i mençur, por ndonjëherë viktimë e mençurisë së tij. Ai ngatërron dy gjëra elementare që nuk mund të ngatërrohen kurrë me njëra-tjetrën. Ngatërron karrierën me betejën. 

Tjetër është beteja, tjetër është karriera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për karrierë, Berisha i ka dhënë fund më 26 qershor 2013. Të mendosh që një njeri që ka pasur disa funksione, qëndron deputet për karrierë, është e pamendueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Beteja do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimeve të PD. Ruli është viktimë e mençurisë së tij”.

I pyetur nëse do të vazhdojë betejën në Kuvend si deputet, Berisha tha: “Do të vazhdoj betejën. Do të shoh situatën dhe rrethanat. Nga beteja nuk tërhiqem kurrë”- tha Berisha

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?