Berisha: Gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj sekretarit Blinken, e ftoj të paraqesë çdo provë

Nga ”Foltorja” në Kavajë, gjatë fjalës para demokratëve që kanë tejmbushur sallën e Pallatit të Kulturës, ish-kryeministri Sali Berisha tha se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë ndaj Blinken.

Kjo pasi Departamenti Amerikan e shpalli person ”non-grata”. Po ashtu Sali Berisha ftoi Sekretarin e Shtetit që të parqesë çdo provë që disponon ndaj tij.

“Gjykatësi i Parisit ka papranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj sekretarin Antony Blinken të dorëzojë në Gjykatën e Parisit, çdo provë fakt dhe dokument që ka ndaj Sali Berishës, por e garantoj që ka zero”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë pasi u shpall “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur një padi në Francë ndaj shefit të diplomacisë amerikane, Anthony Blinken.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?