Berisha: Halim Kosova është fitues moral
Ish- kryeministri Sali Berisha mendon se Halim Kosova është fitues moral i zgjedhjeve.
“Dr. Halim Kosova eshte fituesi moral i ketyre zgjedhjeve. Ne keto zgjedhje Halim Kosova nisi garen elektorale:
– ne kushtet me te pabarabarta ne historine e zgjedhjeve lokale. Mjafton te rikujtoj ketu se ai shpenzoi gjate gjithe fushates me pak se shpenzoi vetem per spote televizive ne dy dite kundershtari i tij.
– ne nje salamander qe turperon cdo njeri qe beson ne zgjedhjet e lira dhe te ndershme.
– ne kushtet kur qytetaret e Tiranes u kercenuan nga Edi Rama me ndeshkime shembullore mesjetare si nderpreje te ujit, dritave, investimeve ne rast se do te benin fajin dhe te votonin per Dr. Kosoven
– ne kete fushate, kunder tij u versul me terbim e gjithe makineria e regjimit kleptokratik me format me banale dhe primitive te korruptimit dhe te presioneve te tij.
Pavaresisht nga te gjitha keto, pavaresisht nga rezultati i pamerituar, Dr. Halim Kosova zhvilloi betejen elektorale me te njerezishme e me qytetare qe Tirana ka njohur ndonjehere keto 23 vjet pluralizem, per çka meriton respekt e mirenjohje te thelle. Ai, si nje bir i vertet i qytetit dhe jo i pushtetit doli fituesi moral i ketyre zgjedhjeve apo per fat te keq i kesaj farse zgjedhore, duke nderuar veten, familjen dhe te gjithe ata qe e donin qytetar te pare te Tiranes!” shkruan Berisha në FB.