Berisha: Homazhe për Prof.Dr. Ilir Ohri
Aktualitet Politikë E Premte, 23 Dhjetor 2022 11:25
Nga Sali Berisha-
Homazhe për Prof.Dr. Ilir Ohri.
Të dashur miq, dje humbi betejën me një sëmundje të rëndë dhe mbylli sytë pergjithmonë Prof.Dr. Ilir Ohri, një nga studjuesit dhe specialistët më të shquar në fushën e anestoziologjisë dhe reanimacionit të Shqipërisë. Prof. Ilir Ohri udhëhoqi për shumë vite me përkushtim, aftësi të lartë profesionale dhe sukses, Shërbimin e Anesteziologjisë dhe Reanimacionit në vendin tonë. Në karrierën e tij prej dekadash ai i asistoi me humanizëm dhe aftësi profesionale mijëra të sëmurve, u dha mësim mijëra studentëve dhe kualifikoi qindra mjek në fushën e tij. Ai është autor i publikimeve të shumta e serioze brenda dhe jashtë vendi. Cilido që e ka njohur Prof.Dr. Ilir Ohrin e ka njohur si një njeri, familjar, mik, student, mjek, studjues shembullor. Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmëve të tij lutem së bashku me ta që shpirti i mirë i Prof.Dr. Ilir Ohrit të gjejë paqen e merituar. Amin. sb

KOHA JONË SONDAZH