Berisha: I hapur me aleatet, mirëpresim çdo sugjerim për kandidatët

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë pas mbedhjes së kryesisë.

Berisha tha PD ka hartuar një udhëzim mbi modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret e PD për pushtetin vendor dhe afatet.

Ndërkohë Berisha shtoi se fton aleatët e tij se mirëpresin çdo sugjerim për kandidatët për zgjedhjet lokale.

Beteja për votën në PD dhe të opozitës, është një betejë për idealet më të larta demokratike. Është betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst, udhëzuesi parashikon, ka dhe datat e veprimeve konkrete. Janë zhvilluar dhe do zhvillohen takime intensive me aleatët tanë. Kanë sugjerime të drejta, kanë propozime të arsyeshme dhe theksoj se këtu që mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, kandidaturat e tyre. Hapim garë të pashpallur ndonjëherë”, tha Berisha.

SHKARKO APP