Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, PL me grup parlamentar

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vendosur ti qëndrojë besnik Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë. Pasi i dhuroi katër ulëse të sigurta në Kuvend, do ti japë edhe 3 deputetë hua për të krijuar një grup parlamentar.

”Ne kemi renë dakord që në rast se forca jonë politike nuk do kalonte pragun prej 7 deputetësh të domosdoshëm për krijimin e grupit parlamentar atëherë do marrim tre deputet nga Partia Demokratike në mënyrë që te jemi gjithashtu një zë i rëndësishëm në Kuvendin e ri.

Të jeni të sigurt që zëri i zotit Meta do dëgjohet fuqishëm në Kuvendin e ri në çdo seancë dhe në çdo mbledhje të komisioneve parlamentare”, tha për ”TCH” sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi. Në prag të legjislaturës së re Berisha është ende i paqartë për rrugën në të cilën do të ecë Partia Demokratike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?