Berisha i kërkon “llogari” Ramës dhe Çuçit: 4 të vrarë në 4 ditë, motoja juaj; “kokën njëri-tjetrit”

Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për lidhjet e tij me Mcgonigal ndërsa solli në vëmendje dhe sulmin ndaj Prestige Resort dhe News24.

Berisha tha se në 4 ditë kanë humbur jetën 4 persona, ndërsa ngiti shqetësimin mbi sigurinë në vend.

“Së fundi nuk është këtu ai ministri i familjes, në 4 dite, katër të vrarë. Nën moton; kokën njëri-tjetrin. Në moton; Licencë për vrasje, nën moton; policia nuk ekziston, kjo është sigurua. Këto janë kushte të kalkulueshme të largimit të shqiptarëve. Ai sulmon mediat me tritol, me dinamit, si në Kore. Ai është krimministër, në kulmin e këtyre vrasjeve prisni kur të deklarojë se; rendi sot është më i mirë se kurrë në histori. Keni humbur përgjegjësinë minimale. Nëse s’ju bëni mbledhje kërkojini mbledhje. Ju zoti Gogu, i thoni qytetarëve tiranas se po furnizojmë me 17 orë ujë, në një kohë kur s’marrim ujë.”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?