Berisha i përgjigjet Yuri Kim: Provat ndaj meje ti dërgojë në Paris
Në konferencën për shtyp, Sali Berisha u pyet për qëndrimin e ambasadorës së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, se nëse Berisha merr drejtimin e partisë, SHBA ndërpret marrëdhëniet me PD-në. Për të nëse ambasadorja ka prova, ti dërgojë në gjykatën në Paris aty ku Berisha ka hapur një gjyq pas shpalljes ”non-grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
”Zonjës dhe cilitdo tjetër që ka një provë të vetme, e ftoj të gjykoj pranë gjykatës në Paris, shpreh kënaqësinë time të madhe, por edhe mirënjohjen se miq, përfaqësues të vendeve mike, personalitete të shquara të elitës politike amerikane nuk pajtohen, nuk pranojnë, nuk binden, madje e marrin thjesht si një hakmarrje politike deklaratën se kemi prova, por nuk i themi.
Kjo ka marrë fund. Ke prova, çoji para gjykatës. Mund të them dhe që në të dy anët e Atlantikut miq të shquar, të cilët në kanë deklaruar se kanë parë dosjen, e kanë gjetur atë si në materia.
Çështja e kafes, ajo të vazhdojë të pijë kafe në livadhet e qeverisë, por jam i sigurt që Shqipërinë do ta afroj më shumë me BE dhe SHBA. Ky është zotimi im”.