Berisha i tregoi Ramës forcën e numrave e jo të muskujve. Paketa anti-krizë si program për zgjedhjet lokale

Protesta kombëtare e PD-së, e cila u mbajt të shtunën mbrëma poshtë zyrës së kryeministrit, kishte si simbol një gomone që simbolizonte largimin e shqiptarëve jashtë vendit, kryefjalë kjo e të gjitha fjalimeve në podium.

Vjeshta e protestave trokiti në nëntor, duke shënuar de facto nisjen e fushatës elektorale për vendoret e 14 majit. Berisha zgjodhi që t’i jepte një mesazh të drejtpërdrejtë Edi Ramës, i cili nuk arriti ta dëgjonte nga zyra e tij pasi agjenda kryeministrore e kishte dërguar në Paris.

I vetëdijshëm se ndërkombëtarët nuk janë në krah tyre, kreu i demokratëve u kërkoi të mos-mbështesin Ramën nën argumentin se është armik i votës së lirë.

Fjala u mbyll me prezantimin e një pakete anti-krizë, përmbajtja e të cilës mund të konsiderohet edhe si programi politik i opozitës për zgjedhjet e ardhshme.

SHKARKO APP