Berisha: IDC-CDI miraton rezolutën e PD-së për “farsën” e 11 Majit! Të mbahen zgjedhje të reja
Unioni i Demokratëve të Qendrës dhe Internacionalja Demokrate e Qendrës (IDC-CDI), ka miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të mbajtura dy ditët e fundit në Abixhan të Bregut të Fildishtë një rezolutë të propozuar nga Partia Demokratike, sa u përket zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit në Shqipëri.
Lajmin e ka bërë me dije Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ku tha se farsa elektorale në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar, teksa shtoi se rezoluta mbështetet në raportin paraprak të OSBE/ODIHR.
Përmes rezolutës të titulluar “Shqipëria: Integriteti Zgjedhor dhe të Drejtat e Opozitës”, IDC-CDI shprehin shqetësim të thellë se zgjedhjet e 11 Majit ishin një farsë politike, që nuk përmbushën standardet ndërkombëtare dhe shkelën kriteret e Kopenhagenit.
Në të përmenden presioni ndaj votuesve, kontrolli i mediave nga partia në pushtet, përdorimi i burimeve shtetërore dhe institucioneve publike, mbylljen e TikTok apo pandëshkueshmërinë nga ana e institucioneve të drejtësisë.
Po ashtu, rezoluta e miratuar nga IDC-CDI kërkon që të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHT dhe të krijohet një qeveri teknike (kujdestare), për të mbikëqyrur reformat drejt BE-së dhe për të përgatitur zgjedhje të reja që sigurojnë pluralizëm real mediatik dhe akses të barabartë në media për të gjitha forcat politike.
Sali Berisha: Farsa elektorale 11 Maj 2025 në Shqipëri mori një ndëshkim madhor ndërkombëtar nga organizata politike më e madhe në botë e partive të qendërs dhe qendrës së djathtë, Internacionalja Demokrate e Qendrës, e cila grupon së bashku 108 parti politike nga të gjithë kontinentet dhe që ka se sesion të saj në kontinentin evropian, Partinë Popullore Evropiane dhe partitë anëtare të saj.
Kjo organizatë botërore në konferencën e asamblesë të përgjithshme të saj, të mbledhur dy ditët e fundit në Abixhan, kryeqytetin e Bregut të Fildishtë, miratoi me unanimitet të plotë, pa asnjë kundërshtim, rezolutën për farsën elektorale të 11 Majit në Shqipëri. Në këtë rezolutë, Internacionalja Demokrate e Qendrës denoncon botërisht atë që ndodhi me një 11 Maj në farsën e vendit tonë.
KOHA JONË SONDAZH

