Berisha: Ikën Mark Frroku, futet Koço Kokëdhima

Sa i takon kërkesës së heqjes së mandatit të socialistit Kokëdhima, Berisha ka deklaruar jashtë Parlamentit se "mamuthi i korrupsionit" po mbrohet nga Rama dhe Meta. Sipas tij, më e ndershme do të ishte që në sallën e Kuvendit të ishte ish sekretari i Kokëdhimës, Agron Cane, pasi ai e ka marrë dënimin.

“Aleanca e qelbësirave vendos të mbulojë e fshehë me turp dhunimin në 150 raste të Kushtetutës nga sivëllau i Ramës, Koço, duke dhunuar kështu çdo ligj të vendit. Kushtetuta në nenin 70 pika 3 përcakton se deputeti nuk mund të përfitojë nga asnjë pasuri publike të shtetit apo pushtetit vendor. Përcaktohet se deputeti nuk mund të përfitojë nga asnjë burim publik të ardhura përveç rrogës së tij”, deklaroi Berisha. “Rama dhe Meta fshehin para ligjit pasuritë e deputetit të tyre që ka dhunuar Kushtetutën dhe nuk e dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, pasi e dinë se kjo gjykatë do ti heqë 100% mandatin deputetit. Është më e ndershme të ishte Agron Came, pedofili i Kokëdhimës në atë parlament, pasi ai ka thyer ligjin dhe ka kryer dënimin”, tha Berisha.

Ai më tej ka shpjeguar se nuk mund të rrinte në atë seancë, pasi ky akt që po ndodh sot është një ndër historitë më të turpshme në këtë Parlament.

“Parlamenti është i mbushur me kriminelë. Ikën Mark Frroku, futet Koço Kokëdhima. Nëse ne përdorim votat e shumicës për të mbrojtur thyerjet e Kushtetutës, kjo është ditë e zeze. Shpreh protestën time më të fuqishme. Midis të gjithë betejave, më e vështira është ajo me krimin, por kjo betejë do të bëhet”, shtoi ai.

SHKARKO APP