Berisha: ISIS-in në Lazarat e sajuan Tahiri dhe Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sot për një shkrim të gazetës britanike Daily Mirror, sipas të cilës organiztata terroriste ISIS kontrollon trafikun e drogës në Lazarat.

“Daily Mirror per Lazaratin ka perseritur thjesht shpifjet e ulta te Saje qorrit dhe qeverise Rama-Kokedhima!”, – shkruan Berisha në Fb.

Ai shton se: “Daily Mirror nder te tjera, ne nje shkrim te gjate per Shqiperine shkruan se ne Lazarat sterviten dhe rekrutohen xhihadiste per ISIS. Ata qe perhapen kete shpifje te ulet per Lazaratin jane pikerisht Saje qorri dhe qeveria e Edvin Shullazit kur dy vjet me pare, per te justifikuar dhunen dhe terrorin ndaj banoreve te fshatit gjate operacionit antikanabis, shpifnin dhe trillonin cdo gje per kete fshat. “Ne shpifjet me te ulta te Saje qorrit dhe propagandes zyrtare ishin akuzat se ne kodrat e Lazaratit sipas tyre sterviten terroriste islamike. Tani qe te tjeret perdorin kunder fshatit akuzat fallco te qeverise kanabiste, Saje qorri shkruan letra redaksive dhe derdh lot krokodili!”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?