Berisha: Jam në politikë pasi kam dhënë 3 ose 4 herë dorëheqjen, Rama asnjëherë. Do kemi përballje finale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se do të ketë një përballje finale me Edi Ramën dhe ai sipas ish-kryeministrit, do përgjigjet për të gjitha që u ka bërë shqiptarëve.
Peka: E rëndësishme është z. Berisha, se kam lexuar shumë komente në rrjet, ku e përgjithshmja ishte; paskan qenë bashkë para 32 viteve dhe janë sërish bashkë në politike pas 32 vitesh.
Berisha: Pas 32 vitesh, jam në politikë pasi kam dhënë 3 ose 4 herë dorëheqjen. Edi Rama nuk ka dhënë asnjë dorëheqje. Pasi kam respektuar votën e lirë 3-4 herë, Rama nuk e ka respektuar asnjëherë. Edi Rama është burim fatkeqësie për këtë komb, vend, kurse ai që respekton rregullat ai ndjek rrjedhën e demokracisë. Asnjë lloj krahasim nuk mund të bëhet mes atij që me kod moral jep dorëheqjen kur nuk e votojnë, atij që rikthen në mënyrën më të fuqishme votën në partinë e tij, me atë që zhduk votën në partinë e tij.
Peka: A do të ketë një përballje finale Sali Berisha-Edi Rama, apo njëri do të ndalojë rrugës.
Berisha: Një përballje finale, do të ketë një disfatë finale të Edi Ramës dhe ai do të përgjigjet për të gjitha këto që u ka bërë shqiptarëve.