Shpëtim Idrizi kërkon dy deputetë. PL merr 4, PAA, PR dhe PBDNJ nga 1 deputetë. PDK akoma …
Berisha ka dhënë PL katër deputetë te lista e sigurtë. Në Tiranë, Ilir Meta. Në Elbasan, Edmond Haxhianasto. Në Korçë, Tedi Blushi dhe në Fier, Erisa Xhixho. Ndërsa PDIU e Shpetim Idrizit po insiston për dy deputetë te lista e sigurtë. Ndërkohë PR ka siguruar një mandat për Fatmir Mediun. PBDNJ gjithashtu një mandat për Vangjel Dulen. Kurse PAA e Agron Dukës merr një mandat, por Duka nuk e do për vete personalisht.
PDK e Nard Ndokës akoma nuk ka arritur të sigurojë mandat të sigurtë, ndonëse presioni mbetet i lartë ndaj PD.
KOHA JONË SONDAZH

