Berisha jep porositë: Protestë dhe grevë urie, Ramës do t’i bëjmë betejë në çdo skaj

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar i PD që u mbajt këtë mbrëmje në selinë blu, Sali Berisha ka dhënë porositë për demokratët. Ai ka deklaruar se beteja ndaj qeverisë do të vazhdojë dhe se mund të ketë edhe burgosje, por që nuk kanë rrugë tjetër.

“Protesta e deputetëve mund të shkojë deri në grevë urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Në parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol. Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s’na i lejon. Përveç mandateve që vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do te zhvlerësojë deputetët.

Ne do e vazhdojmë betejën në Kuvend. Ramës do t’i bëjmë betejë në çdo skaj të vendit. Do kemi burgosje, sakrifica, por s’kemi rrugë tjetër veç betejës. 

Merita juaj është të mendojë për reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje, pasi reaguam në Kuvend. Ta kemi të qartë, nuk ka kthim pas deri në realizimin e qëllimit”, ka thënë Berisha.

SHKARKO APP