Berisha jep sinjalin: Protestë kombëtare më shpejt nga sa mendohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha pas mbylljes së seancës në Kuvend, ka paralajmëruar për një protestë kombëtare. Duke thënë se do jetë shumë afër, por pa zbuluar datë. “Do kemi një protestë kombëtare, më e afërt nga sa ju e mendoni”, tha Berisha.

Për bashkimin e Partisë Demokratike, Berisha tha se tashmë i kanë marrë vendimet, por nuk i bën publike.

”A mund të imagjinoni në botë që kryeministri të përjashtojë 4 deputet të opozitës, atëherë ne do i përgjigjemi. Do i përgjigjet me të gjitha format demokratike, nuk do mund të kufizohet jashtë caqeve ligjore dhe kushtetuese fjala në parlament”, tha Berisha.

SHKARKO APP