Berisha: Jo të gjitha thuhen për 7 korrikun, Rama të mos merret me blindat
Kryetari i PD-së, Sali Berisha nuk ka preferuar të thotë gjithçka që mund të ndodhë në protestën e 7 korrikut. I ftuar në “Opinion”, Berisha theksoi se nuk mund të thotë gjithçka që është planifikuar. I pyetur për marrjen e masave nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD Berisha tha se e këshillon që të mos merret me blindat.
Sali Berisha: Do vendosi blindat në kryeministri dhe i them të mos merret me blinda, do ia mbathi në ndonjë qytet tjetër.
Pyetje: Është vetëm protesta apo ka dhe një skenar tjetër?
Sali Berisha: Jo çdo gjë mund të thuhet tani. Absolutisht nëse themi protestë kundra Ramës do të nënkuptohet një protestë e zgjatur e qëndrueshme. Do të ketë forma të qendresës civile.