Berisha: Ju tregoj se kush e kërcënoi kryeprokurorin Llalla

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sali Berisha u ndal në akuza ndaj kryeministrit Rama por dhe qeverisë se ka përhapur krimin dhe drogën në vend.

“E morët vesh se çfarë ndodhi në Burrel? Prokurori u kërcënua me armë.  ‘Larg këtij territori’ i thanë. E morët vesh ju që ato 20 tonë të kujt janë? Të qeverisë janë ato. Vetëm të qeverisë. E dini që midis Fushë -Krujës dhe Tapizës janë në magazinë edhe 100 tonë të tjerë që nuk guxon kush ti prek? Se ato ruhen. E dini ju që është rritur me 15 herë mbjellja e kanabisit nga 2014 dhe 45 herë nga 2015. Ndaj na duhet drejtësia në xhep se e ka tmerr Edi Rama. Ne kishim një marrëveshje që 7 ligjet do kalonin e me konsensus. Opozita s’kërkoi asnjë më tepër sesa fryma e kushtetutës. Kjo i digjte Edi Ramës dhe ndaj prishi konsensusin”, tha ai.

“Mos mendoni se do gëlltisni sistemin e drejtësisë. Do iu gëlltisë ju sistemi i drejtësisë për mëkate dhe krimet që keni bërë. Sigurisht që do godasë Edi Ramës, njeriun që u thotë shqiptarëve tre vjet më pare se futja e plehrave në Shqipëri është tradhti kombëtare. Do iu dënojë kryetari po i thatë më plehra. Do thoni Edi Rama, Edi Shalsi? Kur pyetet Don Vito thotë s`kam dijeni. Po mirë mo i zi i çove Shullazin e Aldo Bares Adriatik Lallës i kërcënove familjen. A e di ti që reforma do bëhet,. Çfarë përpjeksh të tmerrshme bëri për të kapur SPAKU-n. SPAKU qëndron mbi parimet më të mira kushtetuese, mbi parimet e Venecias. Ky çka me drejtësinë? Ky vetëm më drejtësinë s`ka asnjë lidhje. Është një njeri që lufton me të gjitha mjetet vetëm me qëllim si të mbulojë trupin e tij lakuriq nga gënjeshtrat me gënjeshtra të reja”, tha më tej Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?