Berisha: Kam dosjen, ambasadori britanik i korruptuar nga qeveria
Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në takimin me demokratët në lidhje me shpalljen non grata nga Britania e Madhe.
“Kjo është dëshmia më flagrante sesi një qeveri e korruptuar në çdo qelizë korrupton një ambasador. Kam dosjen si një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm. Me mashtrime në çdo faqe që ka shkruar. E njëjta gjë është se si korrupsioni i kësaj qeverie me korrupsionin e Soros, korruptojnë një ambasadore për të marrë një vendim pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë bazë.
Me qëllimin e vetëm për të dëmtuar opozitën dhe për të ndihmuar qeverinë më të korruptuar për shkak të aftësive korruptive të kësaj qeverie. Kjo do të thotë që kjo është dëshmon se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar“, tha Berisha.