Berisha: Kanabisi, kushti i ri që KE do t’i vendosë Shqipërisë për hapjen e negociatave
Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për ABC shprehet se KE mund t’i vendosë Shqipërisë një kusht të ri për hapjen e negociatave, çështjen e kanabisit. Deklaratat e tij vijne menjehere pas takimit qe kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi me bashkeraporteret e KE.
“Unë gjykoj se Komisioni Europian nuk mund të hapë negociatat pa u plotësuar kushtet. Ky është mendimi im. A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për hapjen e negociatave, këtë le ta lëmë ta thotë Komisioni Europian, mos ta themi ne si opozitë sepse ne kemi versionin tonë. Rama ka bërë një premtim, që do garantojë hapjen e negociatave. Të presim e të shohim sa do ta mbajë”,- tha Berisha.
Sipas tij, situata e kanabisit ka bërë që Shqipëria të etiketohet kudo si Kolumbi e Europës dhe kjo është damka më e zezë që Shqipëria i vendos vetes që nga koha e Enver Hoxhës. “Sot asnjë pëllëmbë e territorit, nga pista e avionit në aeroport e deri në skajet më të largëta, nuk ka më territor që kontrollon ky shtet, ky pseudo-shtet. E thatë drejt se komuniteti ndërkombëtar është dukur si i heshtur. Ky është fakt, është e vërtetë kjo, por kjo situatë ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Edi Ramës i kërkohet në mënyrë të prerë të njohi gjendjen dhe të deklarojë se e njeh gjendjen. Edi Ramës i është thënë se filmimet që ka sjellë Italia për vitin 2016 për sipërfaqen e mbjellë e drogës, krahasuar me vitin 2013 është 1250 herë më e madhe. Edi Ramës i është thënë se s’mund ta shesësh dhe ta kapërcesh këtë situatë katastrofale në këtë mënyrë”.
Po sipas tij, “Edi Ramës i është kërkuar nga komuniteti ndërkombëtar në mënyrë të prerë të njohi gjendjen dhe të deklarojë se e njeh gjendjen. Edi Ramës i është thënë se filmimet që ka sjellë Italia për vitin 2016 për sipërfaqen e mbjellë të drogës, krahasuar me vitin 2013 është 1250 herë më e madhe”.
KOHA JONË SONDAZH

