Berisha kër*cënon Ramën: Do të marrim ko*kën po preke votën!

Mbrëmjen e sotme, nga dritarja e banesës ku qëndron në izolim drejt 30 dhjetorit 2023, Sali Berisha ka kërcënuar kryeministrin Edi Rama. Ai theksoi se populli opozitar është i gatshëm për çdo sakrificë.

“Ka patur kohe kur kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh dhe banda, por në atë kohë kjo parti doli me një moto: Kush prek votën prek kokën. Edi Rama e mbante mend atë kohë dhe e kuptoi që ne për votën ishim dhe jemi të gatshëm për çdo sakrificë. Se ne për votën do ti marrim kokën çdo armiku të votës tonë.

Edi Rama, “Rruga e Shpresës”, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar të ka dënuar për kufomë politike. Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit.

Ke zgjedhur rrugën e burracakut, hajdutit, frikacakut, ke përborur mercenarë dhe grupe kriminale dhe i ke ndërzyer si çakej kundër opozitës, por opozita nuk mund të mposhtet aq sa mposhtet dëshira e një populli për të votuar i lirë”, tha Berisha.

SHKARKO APP