Berisha: Këto 25 vite, më të bekuarat për shqiptarët

 

“25 vjet më parë Shqipëria ishte një vend jashtë hapësirës europiane, perëndimore, një vend që në statistika krahasohej me Ugandën dhe Angolën. Por, statistikat masnin të ardhurat për frymë, prodhimin e berendshëm, nuk masnin dot pasojat katastrofale në mendjen e shqiptarëve të izolimit të thellë 45-vjeçarë. Sado që të rikthehesh dhe të mendosh atë periudhë, do të gjesh se në rast se komunizmi ishte eksperimenti më tragjik që njerëzimi ka bërë, Shqipëria mjerisht ishte laboratori i këtij eksperimeti. E them këtë sepse në asnjë vend tjetër si në Shqipëri nuk ekzistoi një monizëm si ai. Monizëm, mendimi, pronësor dhe së fundmi, ndalimi i Krishtit dhe Muhametit. Në këtë laborator shqiptarët ishin jo vetëm populli më i varfër në të cilën krahas buregjeve, një megaburg rëndonte qënien e tyre. Për dekada mbi 40% e popullisë vuajti nga uria dhe pasojat fatale të saj”.

Kështu u shpreh sot ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën  Shqipëria dhe Europa 25 vjet pas rënies së Komunizmit”. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke shtuar se përveç këtyre, në vitin 1990 shqiptarët jashtë Shqipërisë përjetonin një pushtim të egër.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Por ata bënë një mrekulli, por edhe këto 25 vite kanë bërë një mrekulli në rrugën e lirisë. Sot ata janë të lirë në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që jetojnë. Në këtë kontekst, këto 25 vitet kanë qenë më të bekaurat pavarësisht vështirësisve. Kanë qenë vitet e lirisë. Shqipëria në këto vite nga një vend më i izoluari në Europë ka vendosur lidhjet dhe bashkëpunimin me vendet më të mëdha, me fqinjët e saj, me SHBA, është një vend që zhvillon marrëdhënie intensive. Shqipëria në këto 25 vite ia doli të vendosë ekonominë e tregut, të ngrejë institucionet e shtetit ligjor, ia doli të anëtarësohet në NATO dhe të marrë statusin e kandidatit. Unë jam dëshmitar i zhvillimeve të mëdha. Është rasti i veçantë të shpreh mirënjohjen miqeve tanë për solidaritetin që kanë dëshmuar ndaj shqiptarëve. Sot ne jemi një vend sërish me të ardhura më të ulëta, por ato janë rritur më shumë se në çdo vend tjetër”, citoi gjithashtu Berisha.  

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?