Berisha: Kisha 15 oferta për të hequr non-gratën, por dua të jem transparent

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se gjatë kësaj kohe i kanë ardhur 15 oferta që emri i tij të hiqet nga Departamenti Amerikan i Shtetit si person i shpallur ”non-grata”. Po ashtu Berisha thotë se linja e tij është transparenca, ndaj ka nisur edhe procesin gjyqësor në Paris.

”Kam pasur 15 oferta për lobim për të hequr ”non-gratën”. Kam refuzuar çdo ofertë për lobim. Kam ndjekur dy linja. Kam ngritur padi për shpifje.

I kam vënë vetes qëllim të bëj gjithçka për transparencën e këtij vendimi. Pa rezultate nuk kam qenë. Rreth 40 shkrime të cilat janë që të gjitha në këtë linjë, se është vendim politik. Asnjë shkrim nuk është i lobuar”.

SHKARKO APP