Berisha: Klemend Balili është njeriu i Kokëdhimës

Sali Berisha thotë se Klemend Balili, i kërkuar nga drejtësia greke nën dyshimin se është kreu i një grupi të madh narkotrafikantësh, është njeriu i Koço Kokëdhimës në Sarandë.

“E di e gjithë Saranda që ai është sivëllau i Kokëdhimës. Dhe si i tillë ai është sivëllau i Ramës”, deklaroi ish –kryeministri në parlament. Klemend Balili mban detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Transporteve në Sarandë dhe sipas Berishës ai është emëruar në këtë post me mbëshetjen e Koço Kokëdhimës, i akuzuar disa herë për punësimet e militantëve dhe të njerëzve të afërt me të në administratën publike

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?