Berisha: Kokaina në stomakun e Leartit, si revolja në pellg e Klodian Rashës

Në një reagim të tretë për vdekjen e të riut Leart Kurti në Policinë e Tiranës, Sali Berisha thotë se qesen me kokainë në stomak, ia kanë vendosur si revolja në pellg e Klodian Rashës. ”Dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre”.

Postimi i plotë

Vrasja për së dyti e Lear Kurtit nga bandat me uniformë Rama-Çuçi. Kokaina në stomakun e tij, si revolja në pellg e Klodian Rashës!

Të dashur miq, në një akt makabër, për të fshehur gjurmët e krimit të shëmtuar, Edi Rama dhe ministri i tij i familjes Bledi Çuçi janë vërsulur në mënyrën me kriminale për të përdhosur viktimën. Kështu, ata:

1-Mashtruan me komunikata që i riu vdiq në spital ndërkohë që spitali deklaroi se i ndjeri u soll i vdekur në spital.

2-Në kundërshtim flagrant me ligjin, ata i bënë të ndjerit autopsi në orën 5 të mëngjesit me një ekspert të vetëm nderkohë që autopsia duhej bërë vetëm 12 orë pas vdekjes dhe jo me një, por me një grup ekspertësh.

3-Në një akt kriminal ata i ”gjetën” në stomak një qese plastike me kokainë, pra njësoj si revolja në pellg për Klodian Rashën.

Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmëve të viktimës, dënoj si vrasje për së dyti krimin e shëmtuar të përdhosjes dhe manipulimit të viktimës së vrasjes shtetërore Leart Kurti dhe kërkoj largimin e menjëhershëm nga detyra të ministrit të familjes, Çuçi dhe ndëshkimin shembullor të xhelatëve që i morën shpirtin dhe atyre që e vranë për së dyti viktimën me manipulimet e tyre.

SHKARKO APP