Berisha komenton takimin e Ramës me gazetarët: Darkë funebre

 

Ish-kryeministri Berisha ka komentuar darkën e fundvitit të Ramës me gazetarët. Përmes një shënimi në Facebook Berisha e ka cilësuar atë si “darkën funebre të fundvitit”. Ai i ka kujtuar Ramës draftin për kriminalizimin e shpifjes dhe është shprehur se kryeministri është armik i fjalës së lirë. Lexoni më poshtë të plotë komentin e tij.

“Te dashur miq, Edi Rama mblodhi sot gazetaret ne nje darke funeber te fundvitit, pasi si neo-bllokmen, ai, ne qendrimet ndaj mediave eshte kthyer ne origjine. Bilanci i qendrimeve te tij ndaj mediave eshte ai i rekordeve te zeza. Armik i fjales se lire! Autor i projektit te kriminalizimit te shpifjes. Koka e meduzes se mafies me te rrezikshme te Ballkanit, Edvin Kristaq Rama kontrollon me mjete kriminale, presione te shumellojta e me akuza fallso, mediat e shkruara dhe elektronike, i nenshtron ato, iu dikton politika editoriale, lajmet dhe debatet si dhe mbyll, ne thyerje te plote te ligjeve te vendit, media si ne asnje vend tjeter ne Europe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne fjalen e tij, apoteoza e sugarit te tij Fuga apo bejtja e picirit, ai foli i shperfytyruar nga krimet e shemtuara mediatike qe ka kryer gjate ketij viti, dhe ju tha troç te ftuarve te tij se i kishte ftuar per t'u thene "grini sallate sa te doni se nuk ju lexoj as dhe shikoj, me thjeshte, per mua dhe qeverine time organizate kriminale, ju nuk ekzistoni". Ky ishte urimi i tij i Vitit te Ri per pushtetin e katert!”, përfundon Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?