Berisha: Korrupsioni në Shqipëri, si në Afganistan
Ish-kryeministri Sali Berisha, në një bashkëbisedim me gazetarët e cilësoi “dramatike” situatën e sigurisë në vend. Ai bëri thirrje “për revolucion dramatik paqësor për të shpëtuar vendin nga kjo organizatë kriminale që quhet qeveri e shndërruar të tillë nga Edi Rama me lidhjet e tij të krimit”. Gjithashtu Berisha i kërkon prokurorisë të hetojë Edi Ramën dhe ministrin e Brendshëm.
“Prokuroria të hetojë me guxim të madh lidhjet e Edi Ramës dhe lidhjet e Saje Qorrit me aktet e rënda dhe me të arrestuarin për vrasjen dhe të akuzuarin për vrasjen në Fier, bandën në uniformë që plaçkiti banka dhe ekzekuton njerëz ku të dojë dhe kur ti teket.
Saje Qorri është nofka që ia ka vënë Shullazi, dhe kur unë ia përmend në Kuvend ai e mbyll gojën. Situata e sigurisë dramatike.
Kjo situatë paralajmëron degardim të plotë të rendit dhe sigurisë. Sot është bërë e zakonshme patrullat policore që thithin kanabis, fenonmen që ne e kishim paralajmëruar
Bëj thirrje sot më shumë se kurrë të marrim përgjegjësitë të shpëtojmë vendin me një revolucion demokratik paqësor, nga kjo organizatë kriminale që quhet qeveri e shndërruar të tillë nga Edi Rama me lidhjet e tij të krimit të bëjmë gjithçka për të dalë sa më shpejt nga ky spiral shkatërrimtar”,- tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

