Berisha krahason qeverinë Rama me të Ramiz Alisë, nesër “revolta më e madhe në histori”

 

Ish-kryeministri Sali Berisha, një ditë para protestës së demokratëve, thotë se ajo po drithëron qeverinë. – “Dhe pak orë na ndajnë nga ora e shumëpritur. Banditëve në pushtet po iu dridhet shpirti i tyre i zi dhe leqet e këmbëve!,” – shprehet Berisha në profilin e tij , Facebook.

Me tej ai thotë se kryeministri është i pari që është frikësuar. – “Rama thuhet se po ja mbath me disa prej mekatarëve kryesorë dhe me të vetët.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Qeveria e shndërruar në organizatë kriminale organizon antispot dhe antimiting njëlloj si Ramiz Alia në vitin 1990.”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Hajdutët e shtetit kanë shpërndarë me mijëra e-maile dhe kanë bërë qindra telefonata bizneseve, punonjësve të administratës, nxënësve, studentëve, me kërcënime për gjoba, pushime nga puna etj, etj,”

“Asgjë nuk shpëton regjimin e bandave nga zemërimi mbarë  popullor.”

“Nesër në ora 11:00 Tirana në revoltën më të madhe në tërë historinë e saj!,” – shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?