Berisha kryeministër? Duma: As vetë ai nuk e mendon këtë

Nënkryetaja e PD-së, Grida Duma e cila është shprehur këto ditë me deklarata të fortë, thotë se as vetë Sali Berisha nuk e beson se mund të kthehet në postin e kryeministrit të vendit.

”Sali Berisha as vetë nuk e mendon se mund të jetë kryeministër i vendit. Unë e njoh aftësinë e tij politike, duhet vlerësuar për këtë, por ai e di shumë mirë që kjo nuk ndodh. Qëllimi është që të tregojë se kjo parti është e tij”,-tha në ”A2cnn”.

“Nga njëra anë, në Foltore ka individë që argumentojnë që PD-ja ka disa çështje për t’u zgjidhur, por nuk thonë thelbin, që në themel diskutimi është që Sali Berisha të bëhet kryetari i partisë dhe të jetë kandidati për kryeministër. Foltorja nuk nisi kështu, por nisi me një kundërvendim ndaj vendimit të SHBA-së. Në takimet e para të Foltores, Sali Berisha e përjashtonte veten si kryetar i partisë. Evolimi e ka çuar ngjarjen që Berisha të ndryshojë”, shtoi Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?