Berisha kryetar i PD, analisti Bushati: E shpëtoi opozitën nga të qenit kukull

Me rikthimin e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike, analisti Andi Bushati thotë se opozita ka shpëtuar nga një kurth që synonte ta kthente në një opozitë kukull.

”Sinjale që ndërkombëtarët po izolojnë PD. Pyetja është: A shpëtoi me Berishën PD-ja nga izolimi? Po të kthejmë filmin shohim që pati një plan kryesisht të organizuar nga Yuri Kim për ta kantandisur opozitën në një grup dordolecësh.

Ta ndash partinë nga votuesit e vet. Të bësh një opozitë kukull që e përdor qeveria dhe nuk e voton masa. Nga ky izolim opozita shpëtoi. A do ketë një rrethim Berisha tani? Kjo pritet të shihet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?