Berisha: Kufizimin e lirisë së deputetit e kam pranuar por…

“Vendimi që kufizon lirinë e Deputetit unë e kam pranuar në parim por Edi Rama e hodhi poshtë në vitin 2012.”

Sali Berisha në Konferencën e mbajtur për mediat këtë të enjte ka deklaruar se ai nuk i trembet ligjit me heqjen e lirisë së Deputetit, ligj të cilin në parim e ka votuar vetë por Edi Rama sipas Ish-Kryeministrit e ndalojë në vitin 2012.

Njëkohësisht Berisha ka theksuar se garanton çdo qytetar për luftën e tij në mbrojtje të Kushtetutës

“Sali berisha garanton çdo qytetarë se unë po mbroj qytetarët duke mbrojtur Kushtetutën përndryshe unë 100 herë shkoj pa asnjë lloj, me një projekt të fuqishëm për të zbardhë të vërtetat atje ku nxihen. E ftoj këtë burracak të ketë kurajo të vij të vototjm Amedamnetin i cili i  heq çdo mbrojtje qytetarit. Ligj të cilin  deputetët e opozitës do ta votojnë që nesër.”

Dhe së fundi ka bërë me dije se nuk ka  për qëllim t’i shmanget Drejtësis apo të ketë frikë nga marrja në pyetje.

“Kushtetuta nuk mund të shkruhet në tavolinën e Gjykatësit ose Prokurorit. Për të provuar nëse kam unë ndonjë ndrojtje ose Vetëkufizim për t’u marrë në pyetje unë nuk kam asnjë Vetëkufizim.”

 

 

SHKARKO APP