Berisha: Kujdes nga Fatos Lubonja është armik i së djathtës

Si për çdo ngjarje të rëndësishme në këtë vend Sali Berisha “ka marrë lapsin” dhe është ulur të reagojë. Dhe këtë herë lapsit të tij nuk i ka shpëtuar as Fatos Lubonja, si panelist në emisionin Opinion, ku u diskutua çështja e videoskandalit në urgjencën e spitalit. Por sipas Berishës Lubonja u përpoq ta relativizonte atë ngjarje që sipas ish-kryeministrit, ishte më e rënda në llojin e vet në historinë e shtetit shqiptar.

Fillimisht Berisha ka sulmuar në tërësi komunitetin e mediave: “Mediat, ne nje akt amoral te plote dhe pavetdijshem, parqiten skandalin e shekullit te shendetesise dhe shtetit tone si nje loje te rinjsh te ndikuar nga alkoli. Zelltaret e qeverise ne media si Rakipi etj, shpejt e shpejt paraqiten studimet e tyre fallco te opinionit, te cilat deshmonin se shoqeria kerkonte qe ky krim te mos politizohej”.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Por vëmendjen më të gjatë ish kryeministri ia ka kushtuar Lubonjës: “Nuk mund te them se kishte interes personal Lubonja. Por ky i fundit, qe denoi rende ngjarjen, kaloi apo shpalosi me pas me shpejtesi, per motive ideologjike dhe armiqesi te hapur ndaj te djathes, armen e tij te njohur, relativizmin e njeanshem, doktrinen e genjeshtres absolute ( kur eshte unilateral)”. Një nga mëritë e Berishës është me sa duket thirja e Lubonjës për të mos e politizuar çeshtjen, por për të parë rrënjët sociale të saj. “Lubonja protestoi ndaj politizimit njelloj si dy panelistet ne krah te tij. Mirepo ky eshte pasioni i tij. Nuk ka dyshim se ai ka te drejte ne pretendimin e tij se nje seri faktoresh kane ndikuar ne krimin monstruoz por ai per arsye qe i leverdisin injoron faktin e thjeshte se pavarsisht prej seicilit prej tyre ky akt makaber nuk do mund te ndodhte kurre ne vendin me te sigurte per sigurine fizike te te semurit, ne kryeurgjencen e vendit, ne rast se aty do zbatoheshin rregullat me minimale te funksionimit te saj. Dhe ashtu si të gjithë politikanët shqiptarë edhe Berisha ka shfryrë kundër qëndrimit të fatos Lubonjës se Shqipëria drejtohet nga dy banda, dhe se të gjithë politikanët janë njësoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

“Per te barazuar pushtetaret e sotem me pushtetaret e djeshem, lehtesuar pergjegjesine e tyre per skandalin e padegjuar kurre me pare, per de fakto nekrofiline ne urgjencen me te mbikqyrur te vendit, ai duke mashtruar shqiptaret perseriti para kameras genjeshtren bajate te Edi Rames sipas te ciles Emiliano Shullazi paskerka qene dikur mbeshtetes i PD. Kjo eshte nje genjeshter e bazuar ne mashtrimin” ka thënë Berisha.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?