Berisha kujton 8 Dhjetorin me një thirrje të fortë për rininë

sh-kryeministri Sali Berisha kujton sot 29-vjetorin e Lëvizjes Studentore, që u ngrit në një marshim masiv më 8 dhjetor të vitit 1990 për të rrëzuar regjimin komunist, duke i hapur dyert demokracisë, pas 45 vitesh diktaturë.

Përmes një mesazhi të gjatë në “Facebook”, Berisha shkruan se 8 dhjetori është një ndër datat më të rëndësishme në historinë e lirisë së popullit shqiptar.

Mesazhi i plotë i Berishës

Sot 8 dhjetor, dita e lirisë dhe engjëjve të saj, studentëve liberatorë! Të dashur miq, sot është 29-vjetori i fillimit me 8 dhjetor të vitit 1990 nga rinia studentore të revolucionit demokratik, i cili si një uragan i vërtetë në 3 ditë ndau epokat dhe vendosi në vendin më monist të planetit pluralizmin politik.

Ndaj sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si një ndër datat më të rëndësishme në historinë e lirisë se tij. Me 8 dhjetor te vitit 1990 studentet e universitetit te udhehequr nga tribuni legjendar, studenti Azem Hajdari u ngriten me guxim te jashtezakonshem ne Tirane ne levizjen studentore per te permbysur diktaturen komuniste me te eger ne Europe.

Revolucioni Demokratik qe nisi me 8 dhjetor, me shpejtesi do do te shnderrohej ne levizjen me te fuqishme paqesore ne historine e vendit dhe, ne ne nje hark kohor te shkurter prej 72 oresh, me mbeshtetje te fuqishme te intelektualeve dhe qytetareve te Tiranes do gjunjezonte rregjimin komunist dhe do ti impononte atij pranimin e pluralizmit politik ne Shqiperi.

Gjer ne mengjesin e 8 dhjetorit te vitit 1990 shqiptaret ne Shqiperi perjetonin shtypjen e diktatures me te eger, ndersa shqiptaret ne Kosove, Maqedoni, Mal te zi dhe Serbi jetonin pushtimin e barbar serb dhe kishin mbetur kolonia e fundit ne Europe. Levizja studentore e dhjetorit 1990 hodhi themelet e lirise dhe ndertimit te shoqerise se lire ne Shqiperi të daljes se vendit nga izolimi, te hapjes dhe integrimit europian dhe euroatllantik te tij. Kjo levizje, çështjen kombetare, nga nje çështje te tradhetiar nga klika hoxhiste, e vendosi ne piedestalin e merituar per zgjidhjen e saj.

Idealet e rinise studentore te dhjetorit 1990 ishin dhe mbeten idealet me te larta me fisnike, njerezore dhe kombëtare të shqiptarëve. Këto ideale, energjia e tyre i bën shqiptaret te lire dhe me dinjitet njerezor, vendosen ne Shqiperi sistemin demokratik te bazuar ne tregun e lire, anetaresuan Shqiperine ne Keshillin e Europes, ne NATO, i dhane asaj statusin e vendit kandidat ne BE. Kosova u be e pavarur dhe shqiptaret jane me te lire se kurre ne historine e tyre.

Ndaj dhe 8 dhjetori i vitit 1990 eshte dita e nderimit te lirise dhe vlerave te saj nga mbare shqiptaret, e nderimit te vepres se pavdekshme te Azem Hajdarit dhe studenteve liberator, qe me guximin e tyre ne lartesine e nje legjende shkallmuan dyert e mbyllura te lirise per shqiptaret!

Sot pas 29 viteve qytetaret shqiptare festojne dhe nderojne kete dite pasi brenda nje viti shnderruan ne shumice partine e idealeve te dhjetorit PD. Ata sot jane me e vendosur se kurre te shporrin nga pushteti narkomafien dhe shtetin e saj me ne krye bastardin e bllokmeneve hoxhist, qe i mbylli Shqiperise dyert e integrimit ne Bashkimin Europian, Edvin Kristaq Mafine apo tradhetarin e kombit shqiptar, Zografin Bis.

Sot perseri ne kete udhekryq te rrezikshem ne te cilen ndodhet Shqiperia, shpresa e vetme per te permbysur regjimin e kakistokracise te Edvin Kristaq Mafise eshte rinia e Shqiperise. Ndaj dhe duke i uruar asaj gezuar kete dite, ju bej thirrje te rinjve shqiptar te ngrihen te frymezuar nga kjo Dite e Lirise ne lartesine e idealeve te tyre dhe te permbysim sa me pare rregjimin e Edvin Kristaq Mafise dhe narkomafies se tij shteterore.

Nderim perjete Azem Hajdarit dhe studenteve libertor te Dhjetorit 1990. Zoti e bekofte Rinine e Shqiperise dhe misionin e saj! sb

SHKARKO APP