Berisha kujton mesazhin e ish-sekretarit Amerikan të Shtetit: Jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj
Një tjetër mesazh vjen nga Sali Berisha. Këtë herë lideri historik i demokratëve ka postuar një video të ish-sekretarit amerikan të shtetit James Baker gjatë vizitës së këtij të fundit në Tiranë.
“Nderim dhe mirënjohje të pakufishme 44 mijë demokratëve që me votën e tyre të lirë morën në dorë fatin e tyre”, shkruan Berisha.
Në videon në fjalë Baker thotë se “Ju jeni të lirë të besoni atë që dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të pohoni atë që të dëshironi. Më në fund ju jeni të lirë të zgjidhni udhëheqësit tuaj”.