Berisha kujton nga shtatorja e Azem Hajdarit protestën e 8 Dhjetorit: U shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë

Ish-kryeministri Sali Berisha, në Ditën e Rinisë ka mbajtur homazhe në shtatoren e Azem Hajdarit.

Berisha është shoqëruar nga figura të njohura politike si Flamur Noka apo Belind Këlliçi, ndërsa është pritur me brohoritje nga qytetarët.

Gjatë takimit me studentë të “Dhjetorit”, Berisha u shpreh se lëvizja e dhjetorit 90 i dha fund regjimit diktatorial, ndërsa shtoi se ishte lëvizja më e pastër e idealeve.

Ish-kryeministri, më tej u shpreh se ishte Azem Hajdari ai i cili ndau historinë dhe shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Të dashur Fatmira dhe Azem dhe shumë anëtarë të grupit të dhjetorit ‘90”. I atyre ditëve në të cilat rinia studentore e udhëhequr nga prijësi i saj, nga djali zemër luan, Azem Hajdari, ndau historinë, ndau epokat e shkallmoi dyert e mbyllura të lirisë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot në mblidhemi në këtë shesh ku edhe filloi revolucioni paqësor më i madh në historinë e kombit shqiptar. Revolucion paqësor i cili do të sillte vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri dhe përmbysjen e diktaturës së egër staliniste të Enver Hoxhës. Në këtë kontekst, ata që nisën këtë revolucion, Azem Hajdari që i priu me guxim të jashtëzakonshëm firmosën në historinë e kombit një nga faqet më të ndritura të lirisë së tij. Livizja studentore e dhjetorit 90, studentë të cilët njerëzit më të shtypur, më pesimistë do t’i quanin engjëjt e demokracisë, u përballën ato ditë me një betejë që të kujton dhe ngjason me atë të Davidit dhe Golias. Me vendosmërinë e tyre të hekurt, studentët të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë të Tiranës ia dolën të mposhtin diktaturën komuniste. Betejat e dhjetorit ishin beteja të pabarabarta. Në një anë studentët të armatosur vetëm me guximin e tyre dhe në anën tjetër tanket, gazi lotsjellës dhe terrori i policisë sekretë shqiptare. Por asgjë nuk mund të mposhtë përpjekjet e rinisë për liri dhe dinjitet njerëzor. Ndaj këtu nisi beteja e cila do të shndërrohej me shpejtësi në uragan”, tha Berisha.

SHKARKO APP