Berisha kundër Bashës: Zgjedhjet në PD të shtyheshin, detyra kryesore faktimi i batërdisë elektorale

I ftuar në PolitikO nga Alfred Lela në RTV Ora, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se ka mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në PD.

Berisha tha se detyra më kryesore për PD-në ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

Berisha: Ato që thotë Nishani, për të cilin kam respekt si bashkëpunëtor, përveç fjalëve në ajër nuk kam të dhëna konkrete. Lulzim Basha nuk ka ndikuar në këtë proces, nuk e besoj. Unë kam mbetur i habitur nga votimi unanim për të filluar fushatën zgjedhore në parti. Detyra më kryesore për mua absolute ishte faktimi i batërdisë elektorale para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Po ashtu edhe një analizë serioze të PD-së. Një vendim që e votoi këshilli kombëtar, edhe ata që kërkonin dorëheqjen e Bashës, unë vendosa që të hesht se ishte një vendim unanim”tha ish-lideri i PD-së.

SHKARKO APP