Berisha kundër Ramës për sirianët: Këtë akt e bënin etërit e tu

Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur kundër vendimit të Kryeministrit Edi Rama për mbylljen e kufijve ndaj refugjatëve të Lindjes së Mesme. Berisha shkruan në Facebook se kohët kur Shqipëria mbyllte kufirin kanë kaluar dhe tashmë vendi nuk mund të kthehet në atë periudhë të errët të historisë.

Berisha e cilëson “Skandaloze” deklaratën e Ramës për të mbyllur kufijtë e për të mos ndihmuar emigrantët.

 Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Swiss Digital Desktop Reklama

Nje deklarate ksenofobe dhe e pamende e Edvin Kristaq Rames!

Swiss Digital Mobile Reklama

Te dashur miq, dje Edi Rama, ne nje takim me te rinj te huaj, leshoi deklaraten ksenofobike skandaloze te radhes, antishqiptare e antieuropiane, sipas te ciles ai do te mbylle kufijte per emigrantet qe vijne nga zonat e luftes, pra nuk do pranoje kuota emigrantesh te caktuara nga BE. Duke denuar kete deklarate te pamenduar dhe te turpshme, dua ti them Edvin Rames sa vijon:

– Kane ikur koherat kur ndokush mund te mbyll kufijte e Shqiperise. Dikur, kete akt me pasoja izolimin e tmerrshem e ndermorren eterit e tu qe e kishin shnderruar Shqiperine ne çiflikun e diktatures se tyre. Kurse ti, ndonese i imiton ata cdo dite, kete nuk mund ta besh kurre, provoje po deshe!!

Mbyllja e dyerve te Shqiperise per emigrantet qe ikin nga vatrat e tyre per shkak te luftes, eshte nje shkelje e rende e tradites shqiptare por dhe e detyrimeve qe rrjedhin nga anetaresia e Shqiperise ne NATO dhe procesi i integrimit te vendit ne BE dhe detyrime te tjera nderkombetare. Gjithashtu, me duhet ti rikujtoj ketu piktorit deshtak, se qindra mijera emigrante qe largohen nga Damasku, Alepi jane qytetare sirian me origjine shqiptare.

Druaj se pas bllof-deklarates ksenofobike te Edi Rames fshihet larja e duarve apo maskimi i pergjegjesise per flotiljen e qindra skafeve te porositura nga mafia shqiptare e skafeve me ne krye skafoministrin Saje Qorri dhe me dijenine e plote te Rames. Por me kete rast ju paralajmeroj te hiqni dore nga kjo aventure mafioze sepse ne se shpejti do marrim inisiativen e moratoriumit 4 vjeçar te perdorimit ne ujerat tona te skafeve si industri e trafiqeve kriminale.

Perveç ketyre, ndofta me deklaraten e tij ksenofobe, Rama ka dashur t’iu fshehe dhe te mashtroje shqiptaret, siç beri me muxhaheidinet, per te cilet qytetaret tane mesuan vetem nga sekretari Kerry.

Nuk mohohet se pas marrjes se muxhahedineve nga Shqiperia (te cilet theksoj se ketu nuk i mori asnje vend tjeter) mundesite per flukse te reja emigrantesh jane me te kufizuara dhe Shqiperia ka te drejte te pranoje kuota te reduktuara por jo kurre te mbylle kufijte.

Se fundi, te dashur miq, dua te theksoj se çdo fluks emigrantesh mbart ne vetvete edhe rreziqe, pranine brenda tyre te individeve apo dhe grupeve terroriste te mirefillta. Por per shkak te ketij rreziku, asnje vend i hapesires europiane nuk i mbyll kufijte per emigrantet por merr masa qe se bashku me partneret tane te zbuloje keto grupe dhe individe dhe te parandaloje veprimtarine e tyre terroriste! sb”,- shkruan Berisha në Facebook.

Edi Rama:Shqipëria nuk do ta hap kufirin për refugjatët sirianë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?