Berisha: Kurrë nuk ka ndodhur që opozita të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh në historinë e vendit

Sali Berisha u tha demokratëve në Librazhd, se kurrë nuk ka ndodhur që një opozitë të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e këtij vendi. Nga ”Foltorja” lideri historik i PD, komentoi eurobondin prej 650 milionë eurosh të marrë nga qeveria.

Shuma e kërkuar nga qeveria ishte 500-700 milionë euro. Ky borxh është marrë për një periudhë 10-vjeçare, ndërsa interesi me të cilin është siguruar është 3.75% dhe kupon 3.5%.

“Kurrë nuk ka ndodhur që një opozitë të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e këtij vendi, siç veproi ”pengBasha”, pasi shkelmoi mbi djersën dhe sakrificat e gjithanshme që bëtë ju për 3 muaj, për të mos thënë për 8 vite në opozitë.

Të gjitha këto ndodhën pasi ne kalum si vend nga një rekord i zi në tjetrin. Pasi në Shqipëri, borxhi u rrit me 5 herë më shumë sesa 8 vitet e mëparshme. Rrogat u ulën, pensionet u ulën për shkak të rritjes së inflacionit. Sot, secili prej jush merr 30% më pak sesa në vitin 2013, duke e matur me inflacionin”.

SHKARKO APP