Berisha: Kush ia ka nxirë syrin Sajmir Tahirit? Edi Rama?
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin aktual Edi Rama, se ka rrahur së fundmi ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, aq sa i ka nxirë madje edhe syrin.
Berisha e krahason kryeministrin Rama me diktatorin e Ugandës, që ishte edhe boksier.
“Mediat sociale po “çahen” nga lajmi se e kanë rrahur Sajmir Shullazin (Tahirin) dhe si dëshmi botojnë një foto të tij me sy të nxirë jo pak, tek merr pjesë në një aktivitet me freshistët.”
“Ajo që të bën përshtypje është se disa prej tyre hoqën foton që kishin nxjerrë të Sajmirit me një freshiste dhe vendosën po nga kampingu një foto me Ramën, si për të thënë se grushtin dhe syrin e nxirë e ka nga Rama.”
“E vërteta është se ka të ngjarë që autori të jetë vetë Rama, pasi janë raportuar raste, në të cilat ai, në akces tërbimi, ka agresuar dhe në mbledhje kabineti, me shumë se një herë, fizikisht ministrat e tij si Cani, Ahmeti dhe para pak kohësh edhe Beqen.”
“Pikërisht për këto, me një status e krahasova Ramën me diktatorin e Ugandës, Idi Amin, që ishte dhe boksier dhe i zgjidhte me grushtime kundërshtitë e tij me ministrat e kabinetit të tij.” – shkuan ish-kryeministri Berisha, teksa është ndër të paktët politikanë, që duhet thënë, se në këto ditë pushimesh nuk ka pushuar së akuzuari kundërshtarët.