Berisha: Kuvendi i PD-së ka qëllim ndezjen e motorëve të aksionit dhe betejës pa kthim

Sali Berisha thotë se Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike që do të mbahet ditën e nesërme, ka si qëllim absolut ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit politik dhe të betejës pa kthim.

”Partia Demokratike është në një betejë pa kthim. Analiza vazhdon dhe do të vazhdojë. Kuvendi Kombëtar ka qëllim absolut ndezjen e fuqishme të motorëve të aksionit pa kthim dhe betejës pa kthim duke mos injoruar në mënyrë absolute analizën që partia do të bëjë tani dhe në vazhdim”,-tha Berisha.

Në një konferencë për mediat, Berisha pohoi edhe se grupi parlamentar i PD-së është i bashkuar dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë njësoj dhe me ata deputetë që mund të mos marrin pjesë në Kuvendin Kombëtar të PD-së ditën e nesërme.

SHKARKO APP