Berisha: Larg kthetrat e zeza te Edvin Kristaq Rames nga Himara!

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të bregdetit tu bashkohen protestave në Himarë. Në një postim në Facebook, ai thotë se Qeveria dhe Kryeministri Edi Rama po u merr pronat pronarëve të ligjshëm në Himarë.

Postimi i Berishës në Facebook:

Per 45 vjet me radhe Enveri dhe daje Koleka iu moren pronat dhe persektuan himariotet e keq se te gjithe pushtuesit e vendit.
Perseri sot nip Koleka, qe fsheh origjinen e tij stergjyshore, lopçar dhe derrar medites ne familjen Bello te Mbreshtanit rreze Shpiragut, kerkon t’u marre perseri pronat, t’u prishe shtepite qindra vjeçare simbol i qendreses se tyre shekullore dhe dashurise se tyre per Himaren e himarioteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke denuar me ashpersine me te madhe perpjekjen kriminale per te shkaterruar pronat dhe shpopulluar edhe me tej Himaren, ju bej thirrje mbare qytetareve te bregut te solidarizohen me familjet e Himares qe po mbrojne pronat e tyre ne perputhje me ligjet dhe Kushtetuten e vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

U bej thirrje qeveritareve vendor te te gjithe spektrit politik te mbeshtesin qytetaret dhe te ndalin kthetrat e zeza te Edvin Kristaq Rames nga pervetesimi, rrembimi i pronave te Himares!”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?