Berisha: Legjitimitetin në PD e ka vetëm Komisioni i Rithemelimit. Basha është peng i dyfishtë

”Legjitimitetin në PD e ka vetëm Komisioni i Rithemelimit. Basha është peng i dyfishtë”,-kështu shprehet Sali Berisha. I ftuar në RTK, ish-kryeministri u ndal edhe te protesta e 8 janarit në selinë blu.

Berisha tha se Basha kishte mbledhur në seli një bandë kriminale me lejen dhe miratimin e narko-qeverisë shqiptare. Për të Basha nuk ka mbështetës prandaj u mbrojt me bandë.

”Një kryetar i shkarkuar nga 44 mijë anëtarë të PD-së kishte grumbulluar në shtëpinë e demokratëve vrasës, trafikantë dhe pengmarrës. Kishte shndërruar këtë institucion politik në një strofull të një bande kriminale. Kjo ndodhte në qendër të Tiranës me leje të narko-qeverisë shqiptare”.

SHKARKO APP