Berisha: Linda, Edi dhe Aneta në sulm frontal kundër fjalës së lirë

Këta kanë alergji familjare ndaj fjalës së lirë!”

Kështu e ka nisur denoncimin e tij ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, në profilin zyrtar Facebook, ndaj rastit të një poezie të fundit të poetit Arben Duka, për të cilin thotë se familja Rama i është vërsulur egërsisht.

Berisha ka bërë ndër të tjera, edhe krahasimet mes respektit të fjalës së lirë nga koha e qeverisjes së tij dhe tani, duke marrë si shembull rastin e poetit Arben Duka, për të cilin thotë se ka qenë i lirë ta kritikonte vazhdimisht:        

Swiss Digital Desktop Reklama

“Edi, Linda dhe Aneta në sulm frontal kundër fjalës së lirë. Ata kanë alergji nga fjala e lirë. "Kancer" i quan e Edi kritikat e gazetarëve, ndaj dhe ka vendosur t’u presi gjuhën si Lukashenko gazetarëve dhe kundërshtarëve me ligjin e kriminalizimit të shpifjes. Ndërkohë kur ishte në opozite votoi për dekriminalizimin e saj!

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po na helmojnë opinionistët”, denoncon Linda Rama, në fjalimin e saj në takimin e fundvitit me gazetarët dhe fjalën e ka për ata qe ende rezistojnë pa “bolinizuar” apo “këllirizuarl (pra që nuk janë bërë ende si Bolino apo Mjeroua).

Së fundi, Aneta Koleka, mamaja e Edit, djalit me kompleks edipi, ushtron presion dhe i kërkon poetit (për mua bejtexhiut dhe ekstermistit të majtë)  Arben Duka, t’i kërkojë ndjesë asaj apo ndjesë publike, sepse në një bejte ai i ka kërkuar Edvinit t’i heqë dekoratat edhe Kristaq Ramës dhe Gramoz Ruçit!!

Këta kanë alergji familjare ndaj fjalës së lirë. Standardi i tyre familjar është ai i dënimit të fjalës së lirë. Ne mediat shqiptare, janë sot jo një por disa gazetarë, që me shpërblimet që kanë marrë për shpifjet e tyre të përditshme ndaj politikanëve të caktuar, kanë ndërtuar vila dhe biznese dhe nuk janë paditur ndonjëherë apo as dhe ngacmuar për ato që kanë trilluar.

Arben Duka ka vargje bejtesh të pafundme, të gjata me kilometra, që shkojnë së  paku nga Tirana në Vlorë, kundër meje, por njeri në  telefon nuk e ka marrë ndonjëherë për bejtet e tij.

Klani Koleka, është sot klani më armiqësor ndaj lirive tona. Ti krrejmë sa më pare!”

I tillë ishte reagimi i Berishës nisur nga lajmi se e ëma e kryeministrit ka marrë ne telefon poetin Arben Duka, pas pretendimeve që ky i fundit kushte ngritur një ditë më parë për dekoratat e komunizmit.,   

 

Letra, Arben Duka i shkruan Aneta Ramës

Një ditë më parë, Arben Duka shkruante me ironi në gazetën Dita, se Rama duhet t’iu heqë dekoratat edhe Kristaq Ramës dhe Gramoz Ruçit.

Por, kjo duket se ka shqetësuar Aneta Ramën, e cila, sipas Dukës, i ka kërkuar atij që të kërkojë ndjesë për shkrimin e djeshëm.

Për këtë arsye, po nëpërmjet gazetës Dita, ai i shkruan sot Anetës, duke thënë se ai është kundër heqjes së dekoratave.

Madje, është kundër heqjes së dekoratave edhe për Enver dhe Nexhmije Hoxhën.

Sipas tij, Partia Socialiste identifikohet me komunizmin.

“Nuk dua t’i hiqen dekoratat as Spiro Kolekës, as Enver Hoxhës dhe as Nexhmije Hoxhës.

Ky projektligj hedh në erë Luftën Nacional-Çlirimtare dhe rindërtimin legjendar të vendit.

Ai fshin me bojë të zezë 50 vite histori të lavdishme të popullit shqiptar.

E dashur Anetë.

Në fund dua të shtoj atë që nuk e thashë në vargjet e djeshme: Nëse ky projekt kalon, them se Partia Socialiste nuk mund të ekzistojë më si e tillë.

Katërqind mijë veteranë dhe trashëgimtarë do të duan të votojnë diku gjetkë, por jo këtë lloj PS-je”, shkruan ai.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?