Berisha: Lleshaj ministri i tretë që shkarkohet nga Baton Stanishiqi!
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, politikisht është larguar nga detyra. Në një postim në Facebook, Berisha argumenton se largimin e Lleshajt nuk e ka vendosur Edi Rama, por e njoftoi një ditë më parë këshilltari i Edi Ramës, Baton Haxhiu.
“Miq, ata që ndoqën mbrëmë në TV Klan emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kuptuan qartë se fati i Gjeneral Hashashit ishte vendosur. Vendimin e komunikoi si me plotfuqi Baton Stanishiq. Natyrisht nuk kam dhe nuk mund te kem asnjë keqardhje për largimin e Leshajt, por nuk mund të pajtohem me faktin që vendimet për kabinetin në Tiranë merren njëlloj si 75 vjet më parë në Beograd”,- thotë Berisha.
Ai shton se “Lleshaj i cili politikisht ndjesë pastë nuk është i pari ministër që shkarkohet nga Baton Stanishiqi. Para tij janë edhe Xhafaj dhe në paraemërim, por pas komunikimit nga Rama është edhe Veton Surroi, të cilin Beogradi nuk mund ta pranonte për shkak të qëndrimit te palëkundur qe ai ka mbajtur për pavarësinë e Kosovës”.
Lexoni edhe…
- Loja e kryeministrit për të larguar Sandër Lleshin, synon Ballën ose Manjën si ministër
- Vrasja e të riut pse theu orën policore, ”BBC” jehonë protestës
- Në protestë me vajzën 5-vjeçare, djali ish-kryeministrit: Dua të ikë Lleshaj. Më thanë “do vijë shefi…”
- Dhjetori filloi me zjarr, kurse prilli do jetë VULLKAN!
- Policia fillon arrestimet e të rinjve protestues, shpallet në kërkim edhe Stresi
- Numri i dy i qeverisë: Protesta e të rinjve ishte kriminale dhe dhunë e organizuar
- Dy fjalë për shoqatat dhe shoqërinë civile që hesht para një vrasje…
- Ish-ministri i Brendshëm: Gjaku i Klodian Rashës ka nevojë për shpagim moral