Berisha-Lu, së bashku për reformën në drejtësi
Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, Donald Lu, si dhe shefi i OPDAT, Jon Simbert i dorëzuan ish-kryeministrit Sali Berisha dokumentin e opinionit të Komisionit të Venecias.
Në takim u diskutua gjerësisht për reformën në drejtësi. Berisha theksoi se dokumenti i Komisionit të Venecias përbën një bazë parimore, solide, të shëndoshë për të ecur përpara dhe kompletuar reformën në drejtësi.
Ai shprehu edhe mendimin se është me shumë rëndësi që të fillohet pa humbur kohë me krijimin sipas rekomandimeve të Venecias të njësisë antikorrupsion, pasi Komisioni i Venecias ka folur qartë se kjo njësi mund të ndërtohet sipas parimeve të hetimit të pavarur.
KOHA JONË SONDAZH

