Berisha: Mafia e angazhuar nga mazhoranca për të prishur zgjedhjet

 

Ish – kryeministri Sali Berisha akuzoi mazhorancën se po tenton të rrënojë zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Berisha preku edhe një tjetër çështeje me të cilën vendi po përballet kohët e fundit, atë të largimit masiv të shqiptarëve dhe bëri përgjegjëse qeverinë.

Në seancën paralamentare, duke iu referuar një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe kallëzimit në Prokurori të Drejtoreshës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Julinda Dhamës, ai akuzoi edhe kandidatin e mazhorancës për kryetar bashkie në Tirane, ish –ministrin Erion Veliaj se përdori fonde qeveritare përmes TrafkuFest, për të bërë dasmën e tij.

Ish – kryeministri replikoi edhe Ministrin e Shëndetësisë dhe atë të Kulturës.

Deklaratat e përfaqësuesve të mazhorances se qeveria ka realizuar reforma, ai i quajti shpifje dhe bëri një propozim për t’i dënuar ato.

SHKARKO APP