Berisha: Majko më i pëlqyer se Veliaj
“Klonimi i Veliajt me Majkon, mision qesharak dhe i pamundur i Rames!”, – kështu shkruante Berisha në Facebook.
Duke bërë një analizë mjerësore të klonimeve, “doktori” shkruante se “ne jete dhe ne shkence jane te njohur traverstitet, dmth shnderrimi i gruas ne burre dhe burrit ne grua. Ne mitologji kjo realizohet duke kapercyer ylberin, ne shkence me nderhyrje kirurgjikale por perdoren dhe hormone qe te trashin ose hollojne sipas rastit zerin”.
Berisha tentoi të fusë “xixat” në PS, kur tha se “Edi Rama eshte ne hall te madh! Erion Veliaj i del ne te gjitha studimet i papelqyeshem nga publiku, nuk i duhet transvestimi Erionit ne Ermonel apo Ermelinde por shnderrimii i tij ne Pandeli Majko, i cili del 5 here me i pelqyer ne publik se "Mr Fallci" i Rames. Ndaj dhe Rama ka filluar nje proces, te cilin nje mik i imi gazetar e quajti klonimi elektoral i Veliajt me Majkon, duke besuar se ne kete menyre ai do mund te transferoje kreditet e pelqyeshmerise se Majkos te Erioni.”
Më tej Berisha bëri një kronologji të etapave të asaj që ai e quajti “klonim”, duke thënë se “Deri tani procesi eshte vetem qesharak dhe duket mision i pamundur. Ne seancen e pare publike, Majko i kujtoi shitesit te fiqve te Pazarit te Re se te rinjte po i kendojne kengen: "une kam nje fik tek shtepia, dua te behem Erion Velia". Kurse ne seancen e djeshme Majko ja ktheu fjalen Rames, i cili u perpoq me shaka ta paraqesi Veliajn si ilegalin qe legalizoi Majko. Ky i fundit nuk mohoi qe Veliaj eshte nje ilegal per PS por qe ai, Majko, i ka legalizuar atij thjesht katin e pare por jo te dytin, pra jo minister te mireqenies personale dhe kandidat per kryetar bashkie. Katin e dyte, deklaroi Majko, duke i ngecur Rames ne fyt fjalen, e ka legalizuar vet Rama. Te presim se cfare do degjojme nga seancat e tjera sepse keto ishin vetem dy seancat e para!!”.