Berisha: Mandati i tretë i Ramës dhe banda së tij në qeli, ka 16-fishuar pasurinë në 8 vite

Në një intervistë për Ora News, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se mandati i tretë i Ramës dhe ministrave të tij do të jetë burgu. “Mandati i tretë i Ramës është në qeli. Rama dhe banda e tij, pas 25 prillit të bëhet gati, se nën 40 vite burg nuk mund të shpëtojë me ato që i ka bërë vendit. Ai dhe ministrat e tij. Edhe sondazhi e nxori me këpucë të kuqe. Rezultatet e sondazhit të Notos nuk mund t’i injoroj sepse ka qenë i suksesshëm. Ai rezultat e varros Ramën. Opozita është 5 pikë para tij në variantin minimal. Drama shqiptare luhet në këto akte: pandemi, papunësi, korrupsion. Këto janë rezultatet e qeverisë së Ramës. Është i pashpresë”.

Nga ana tjetër, Berisha nënvizon se Rama në 8 vite ka 16–fushuar pasurinë e tij personale. “Rama ka 16-fishuar pasurinë e tij. Janë të dhëna që janë publikuar para disa ditësh nga BIRN. 16-herë janë rritur pasuritë e Edvin Hajdutit në 8 vite. Këtu nuk përfshihet pallati në pajë i Linda Ramës që nuk ka një faturë të vetme bankare ndërtimi, doganash dhe tatimesh. Duket sikur është parashutuar nga qielli. Nuk llogariten në këtë pasuri 200 milionë euro, që Organizata e Sigurisë Evropiane në Shqipëri e ka akuzuar Ramës se i ka fshehur off-shore. Këto nuk janë. Janë vetëm ato që janë në ILKDP. Ky zotëri që është bërë milion, ka deklaruar në vitin 2009 vetëm 2900 euro”.

Berisha po ashtu thotë se sipas të dhënave të tij janë ndërtuar deri më tani 260 banesa individuale nga 15 mijë që janë në total. “Sipas të dhënave të mia është se nuk janë ndërtuar më shumë se 260 banesa në gjithë vendin. Nga 15 mijë që janë të prishura në total. Mund të shkosh në Shijak ku pallatet janë të thërrmuara dhe nuk është rindërtuar asnjë. Në Durrës tha se do ta pastrojë qytetin nga rrënojat. I vuri tritolin pallatit të zv. Ministres që nuk dihet se ku është më dhe të tjerat janë tashmë të paprekura. Më dramatike janë çadrat ku janë akoma aty mijëra familje. Mijëra apartamente rrinë bosh në Tiranë e në gjithë qytetet tjera. Sipas qytetarëve, po vidhe fondet. Sasia e lekëve për rindërtim, 1/3 e tyre mbahen nga ata që i ndajnë. Rindërtimi është gropa më e zezë korruptive që është parë ndonjëherë në këtë vend. Po ndërtohen pallate nga qeveria turke, dhe gjë e mirë që nuk ia ka lënë këtyre hajdutëve. Gjetiu nuk ka ndërtime”.

SHKARKO APP