Berisha: Marrëveshja me Metën historike, do nxjerrim nga bashkia Erion Veliajn

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sërish marrëveshjen që nënshkroi një ditë më parë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Berisha tha se kjo është një marrëveshje historike që do i japë fund monizmit në Shqipëri dhe do të nxjerrin nga bashkia kryetarin aktual Erion Veliaj.

“Marrëveshje historike, marrëveshja që do t’i japë fund monizmit në Shqipëri. Marrëveshja që do të nxjerrë nga bashkia njeriun që meriton çdo epitet, por që epitet nuk zgjidhin asgjë sepse shndërroi me shpejtësi Tiranën, në qytetin me ajrin më ta pistë në 10 qytet e botës. Që krijoji në Tiranë me kullat e tij zonat e dendësi maksimale të popullatës që nuk i gjen në asnjë qendër europiane, mashtroi në çdo hap qytetarët, e shndërroi fushën e sharrës në një minierë floriri për vetën dhe Edi Ramën. Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PD dhe PL”, tha Rama.

SHKARKO APP