Berisha: “Mazhoranca e qelbësirave” kapet me presh në dorë

 

Nga Sali Berisha*

Ne dy rekomandime te Komisionit te Venecias qendron dhe çelesi i arte per reformen ne drejtesi! Te dashur miq, reforma ne drejtesi ka nje rendesi jetike per garantimin e lirive dhe te drejtave te njeriut, konsolidimin e ekonomise se tregut dhe prosperitetin e vendit dhe integrimin ne BE. Miqte tane ne Bruksel dhe Washington kane angazhuar burime te shumta njerezore dhe financiare per te na ndihmuar per realizimin e reformes. Ata e konsiderojne kete reforme ashtu siç eshte, reformen e te gjitha reformave. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne te vertete e tille eshte kjo per qytetaret shqiptare dhe njelloj dhe per opoziten shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por mjerisht, "mazhoranca e qelbesirave", Edi Rama, lejtenantet dhe papagajte e tij ne Parlament dhe ne media, e proklamuan reformen ne drejtesi si nje hanxhar kunder opozites dhe ne funksion te shtetit policor. Kurse keto dite qe ka dale drafti i verejtjeve te Komisionit te Venecias, Rama ka urdheruar mediat te fshehin dhe relativizojne 37 verejtjet e sugjerimet e Komisionit te Venecias per draftin e mazhorances. Pavresisht nga kjo propagande e shfrenuar anti – opozitare e Rames dhe krimineleve te tij, PD qendroi e patundur per te kontribuar ne kete reforme, bazuar ne respektimin e plote te parimit "check and balance", shmangien me cdo kusht te kapjes se drejtesise nga nje mazhorance cilado qofte ajo dhe luften eficente te korrupsionit ne sistemin e drejtesise, transparencen e tij, si dhe ne organizimin e konsultave te gjera te punes me grupe interesi.

Nisur nga keto parime, PD, e cila ne shume menyra u skajua nga mazhoranca, udhezoi grupin parlamentar dhe ekspertet e saj qe te bejne gjithçka, dhe ne te vertet ata bene nje pune shume serioze per te dhene ndihmesen e duhur ne reformen e drejtesise. Vetem me nderhyrjen e vendosur te miqve tane u be e mundur qe qendrimet parimore te PD per te gjitha nenet e ndryshimit te Kushtetutes, te pregatitura nga mazhoranca te dergoheshin ne Komisionin e Venecias.

Opozita sot ndjehet shume e lehtesuar sepse dhjetera e dhjetera sugjerime, kritika, rekomandime te Komisiont shprehin dhe adresojne plotesisht mbrojtjen e parimeve qe PD beson se jane vendimtare per reformen e sistemit te drejtesise. Une do ndalem ketu vetem ne dy rekomandime te Komisionit te Venecias:

1- Komisioni ne verejtjet e tij konstaton qarte gjene me te rende dhe konkretisht: se me draftin e saj, mazhoranca synon te "kape" drejtesine, çka do te thote anti – reforme per te vendosur sistemin e drejtesise te nje partie, dhe asgjesim i sistemit te drejtesise. Ne kete rekomandim qendron dhe çelesi i arte i reformes ne drejtesi. Kjo reforme do mund te kryhet vetem ne rast se palet ulen se bashku me vendimin e prere per te mos bere asnje perpjekje per kapjen e sistemit te drejtesise!

2- Kryetari i Komisionit te Venecias, Gianni Buquicchio, rekomandon palet qe metoda e perdorur per paketen e dekriminalizimit te perdoret dhe per reformen ne drejtesi! Mendoj se dhe ne kete sugjerim qendron çelesi i arte per metoden e nje pune te suksesshme, ne interesin me te mire te qytetareve shqiptar! sb

Koment në Facebook

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?